Takim në Zagreb: Forcimi i bashkëpunimit dhe lidhjeve kulturore

E mërkurë, 24 shtator 2025

Kryetari i Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi, u takua me koordinatorin e Qeverisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut për ndërkulturalitet dhe zhvillimin e kulturës, Abaz Selmani.

Gjatë takimit u diskutua për punën e deritanishme të Këshillit si dhe për planet për bashkëpunim të ardhshëm, me theks të veçantë në shkëmbimin kulturor dhe forcimin e dialogut ndëretnik. Z. Selmani paraqiti programin e tij dhe theksoi se Maqedonia e Veriut është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe shqiptarët, duke shprehur mbështetjen e tij të vazhdueshme për nisma të tilla.

Në takim morën pjesë edhe ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci Milaim Fetai si dhe anëtari i Këshillit Mafis Zendeli.