E Premte, 19 Shtator 2025.
Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare në qytetin e Zagrebit ka zhvilluar një takim me delegacionin e Këshillit për Komunitetet të Presidentes së Republikës së Kosovës, i përbërë nga: Izudin Sagdati, Kryetar i Këshillit për Komunitetet, Blerim Shala, Anëtar i Këshillit për Komunitetet, Mirjeta Qehaja, Anëtare e Këshillit për Komunitetet, Zijush Ahmeti, Zyrtar i Sekretariatit të Këshillit për Komunitetet, Sead Bardhi, Zyrtar i Sekretariatit të Këshillit për Komunitetet.
Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e hapur dhe konstruktive mbi sfidat dhe mundësitë e komunitetit shqiptar në Kroaci, si dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, kulturës dhe gjuhës amtare.
Delegacioni pati mundësinë të njihet nga afër me aktivitetet e Këshillit, projektet kulturore dhe arsimore, si dhe me angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe komunitetit.
Takimi u përmbyll me një angazhim të përbashkët për intensifikimin e kontakteve dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim.

