Mbrëmja e Kuzhinës Shqiptare në Zagreb

E shtunë, 13 shtator 2025

Në organizim të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkendija” dhe Klubitt të Rinisë Shqiptare në Kroaci, në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb u mbajt Mbrëmja e Kuzhinës Shqiptare.

Ngjarja ishte e dedikuar prezantimit të identitetit kulturor shqiptar përmes kuzhinës tradicionale, muzikës popullore, kostumeve dhe zakoneve. Organizatorët theksuan se ngjarja ka rëndësi të veçantë për të rinjtë pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare, të cilët ndoshta nuk kanë pasur mundësinë të shohin kostumet tradicionale shqiptare, zbukurimet dhe gatimet.

Lili Koci, kryetare e Shoqatës së Artistëve Shqiptarë në Kroaci – DEA, prezantoi librin Kuzhina Tradicionale, të cilin e ka shkruar me Marijanën Grakalić dhe e ka botuar Biblioteka DEA. Pjesëmarrësve, përveç prezantimit të librit, u ofruan edhe ushqime dhe ëmbëlsira tradicionale shqiptare.