Përfaqësuesit e Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të Qytetit të Zagrebit patën nderin të marrin pjesë në ceremoninë me rastin e dorëzimit të Letrave Kredenciale nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Sh.S.Znj. Donika Hoxha.
Ambasadorja Hoxha mirëpriti të ftuarit në një Vin d’Honneur, duke shënuar kështu fillimin e mandatit të saj diplomatik.
E falënderojmë për ftesën dhe presim me kënaqësi bashkëpunime të mëtejshme!

