E shtunë, 30.11.2024.
Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përfaqësues të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit morën pjesë në një mbrëmje muzikore në Hotel Antunović. Mbrëmjen e kanë zbukuruar këngëtarët e njohur Ylli Demaj dhe Lori, ndërsa organizator i këtij eventi të veçantë ka qenë Shoqëria Kulturore Shqiptare në Kroaci Shkendija. I urojmë shqiptarët për këtë jubile të rëndësishëm!




