Festimi i 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Rovinj

E premte, 29.11.2024. 

Përfaqësues të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit morën pjesë në një mbrëmje muzikore në Rovinj me rastin e kremtimit të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Bashkësia e Shqiptarëve në Istria. Në sallën e mbushur plot, gjatë gjithë mbrëmjes na argëtuan këngëtarët e njohur shqiptarë Ylli Demaj dhe Lori, të cilët e pasuruan këtë event të veçantë me performancat e tyre.

Ngjarje të tilla kanë një rëndësi të veçantë, sepse përveç festimit të trashëgimisë kulturore, ato ofrojnë një mundësi për të forcuar unitetin mes anëtarëve të komunitetit shqiptar në Kroaci. Nëpërmjet lidhjeve të ndërsjella dhe aktiviteteve të përbashkëta, ne arrijmë sukses dhe kontribuojmë në ruajtjen e identitetit tonë, dhe takime të tilla sigurisht që kanë një ndikim afatgjatë në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në Kroaci.

Bashkësia është baza e të gjitha sukseseve tona, dhe me ngjarje si kjo ne vazhdojmë të forcojmë lidhjet tona dhe të mbështesim bashkëpunimin e ndërsjellë.