E premte, 29.11.2024.
Nënkryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, Shuip Ziberi, në kuadër të manifestimit “Ditët e kulturës shqiptare në Kroaci”, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me titull “150 vjetori i lindjes dhe 95 vjetori i vdekja e Shtjefën Gjeqovit” në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb. Folës në këtë manifestim ishin Don Viktor Sopi, prof. dr. Gjon Berisha dhe Don Ndue Ballabani.
U diskutua për jetën dhe veprën e këtij intelektuali, prifti dhe punëtori kulturor të rëndësishëm shqiptar, trashëgimia e të cilit pati një ndikim të madh në letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ky aktivitet, i cili mblodhi shumë të interesuar, u organizua nga Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë.

