E mërkurë, 11.12.2024.
Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi, mori pjesë në asamblenë zgjedhore të Klubit të Rinisë Shqiptare në Kroaci në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb. Ky takim ishte një mundësi për të theksuar rëndësinë e punës me të rinjtë, sepse ata janë themeli i së ardhmes sonë.
Të rinjtë do të kenë gjithmonë mbështetjen e Këshillit, sepse pa energjinë, idetë dhe angazhimin e tyre nuk mund të shohim përparim dhe prosperitet.
Përgëzojm kryesinë e re të Klubit të Rinisë Shqiptare dhe i urojm shumë suksese në punën e tyre të mëtejshme. Vazhdoni të punoni me guxim dhe përkushtim për të mirën e komunitetit tonë!

