Ekspozita “Kroacia dhe Shqipëria nga ajri”

Në galerinë “Zvonimir” të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, 9. Mars 2011, Ministri i Mbrojtjes Davor Božinović hapi një ekspozitë me fotografi arti nga Nenad Reberšak dhe Alket Islami me titull: “Kroacia dhe Shqipëria nga ajri”.

Ekspozita e autorëve kroatë dhe shqiptarë u organizua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Kroacisë, znj. Jadranka Kosor, me rastin e përvjetorit të dytë të pranimit të dy vendeve miq në anëtarësimin e plotë në NATO. Ky projekt u mbështet dhe u financua nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qarkut të Zagrebit dhe Komuniteti i Shqiptarëve të Qytetit të Zagrebit.

Duke hapur ekspozitën, Ministri Božinović kujtoi energjinë dhe njohuritë e mëdha që Shqipëria dhe Kroacia kanë investuar në arritjen e qëllimit politik strategjik – anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Kjo ekspozitë është një kujtesë e atij momenti të rëndësishëm, historik, por edhe një stimul për marrëdhëniet e mira shqiptaro – kroate.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Pëllumb Qazimi theksoi se, “autorët Nenad Reberšak dhe Alket Islami kanë bërë një përpjekje të madhe artistike duke na dhënë një pamje të pazakontë të bukurive të dy vendeve mike”.

“Pamja ajrore e kapur në fotografitë e ekspozuara, theksoi Alket Islami, zbulon të njëjtat pamje gjeografike dhe ngjashmëri të shumta midis Kroacisë dhe Shqipërisë.” Nenad Reberšak tha “Të jesh i lirë si zog është ajo që unë dhe Alket jetojmë duke fotografuar nga ajri. Ne vendosëm ta ndajmë atë ndjenjë me ju “.