Unioni i Shqiptarëve në Kroaci, në bashkëpunim me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Shoqaten Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija” dhe Klubin e të rinjve Shqiptar në Kroaci, realizuan me sukses një udhëtim studimor për të rinj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Udhëtimi zgjati nga 6 deri më 11 maj 2025, dhe si pjesë e këtij projekti gjashtëditor, pjesëmarrësit e rinj patën mundësinë të vizitojnë vende kyçe kulturore, historike dhe bashkëkohore në tre vende të rajonit. U vizituan qytetet e Shkodrës, Lezhës, Krujës, Durrësit, Tiranës, Ohrit, Tetovës, Shkupit, Prishtinës, Prekazit dhe Prizrenit.
Programi përfshinte një sërë aktivitetesh që synonin të mësonin rreth trashëgimisë kulturore, të shkëmbenin përvoja dhe të promovonin bashkëpunimin dhe dialogun rajonal midis të rinjve. Qëllimi i udhëtimit studimor ishte të inkurajonte pjesëmarrjen aktive të të rinjve në proceset shoqërore dhe kulturore, të zgjeronte njohuritë e tyre rreth vendeve tona të origjinës dhe t’i fuqizonte ata për angazhime të ardhshme.
Organizatorët falënderojnë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, përgjegjësinë dhe atmosferën e shkëlqyer gjatë gjithë udhëtimit. Me anë të kësaj njoftojmë se projekte dhe udhëtime studimore të ngjashme do të vazhdojnë në të ardhmen, me qëllim përfshirjen e sa më shumë të rinjve dhe forcimin e dialogut ndërkulturor dhe lidhjes rajonale.










