E shtunë, 3 maj 2025.
Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit organizoi një koncert me këngë të vjetra shqiptare në sallën e mbushur plot “Stançiq” të Akademisë së Muzikës së Zagrebit. Në koncert performuan Besarta Murtezani dhe ansambli ‘Dardanus’ nga Tetova, ndërsa mysafir special ishte muzikanti Jetmir Rexhepi.
Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë këngë arbëreshe, këngë të vjetra popullore shqiptare, këngë nga rajoni i Pollogut, jare nga Shkodra dhe muzikë nga trevat e tjera shqiptare.
– Këto këngë ngjallin emocione të forta dhe na kujtojnë atdheun tonë – tha Emirat Asipi, kryetar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit.







