E shtunë, 2 nëntor 2023.
Përfaqësues të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit ishin në festën e 60-vjetorit të ekzistencës së Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkendija”.
Programi filloi në Teatrin e qytetit Gavella me hapjen e ekspozitës Trashëgimia kulturore e Dardanisë antike nga I deri në IV. shekulli në imazhin e autorit prof. Masar Valla. Më pas koncertin e mbajti Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, kurse festimi përfundoi me një darkë festive me këngë e valle në hotelin “Antunović” në Zagreb.
Në fund u shpërndanë mirënjohje për ish-kryetarët dhe anëtarët e shoqatës që kanë punuar në dhjetë vitet e fundit.
Dëshirojmë të urojmë shoqatën për përvjetorin e saj dhe kryetares së re Gentiana Lleshdedaj, e cila është edhe nënkryetare e Këshillit, i urojmë shumë suksese në punën e saj të ardhshme.



