You are currently viewing Spektakli muzikor i Këshillit në Zagreb

Spektakli muzikor i Këshillit në Zagreb

E shtunë, 16.12.2023.

Këshilli i pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe Unioni i Shqiptarëve në Kroaci organizuan një mbrëmje muzikore me rastin e festave të ardhshme dhe të fundvitit.

Këngëtari i njohur Faton Isufi dhe maestro Afrim Muji e zbukuruan mbrëmjen me këngët dhe zërin e tyre, kurse shqiptarët, në mesin e të cilëve kishte shumë të rinj, për të cilët jemi veçanërisht të lumtur dhe krenarë, vallëzuan dhe kënduan gjatë natës.

Me marrëveshje të dy kryetarëve të Këshillit dhe Unionit nuk pati fjalime protokollare, por nata ishte rezervuar vetëm për gëzim.

Ne jemi krenarë të theksojmë se ky projekt do të bëhet traditë e jona dhe qëllimi ynë është të mbledhim komunitetin nga e gjithë Kroacia dhe më gjerë.

Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë miqtë tanë që erdhën dhe na dhanë shkëlqim një mbrëmje të mrekullueshme.

Leave a Reply