PROGRAMI INTERAKTIV KAM TË DREJTE

Me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve, fëmijët pjesëmarrës të gjuhës dhe kulturës shqiptare sipas modelit C në qytetin e Zagrebit dhe në Prefekturën e Zagrebit, morrën pjesë në programin interaktiv Kam të drejtë. Programi u mbajt më 20 nëntor 2021 në Bibliotekën Bogdan Ogrizovic në Zagreb, organizuar nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe u drejtua nga Melita Orešković, sekretare e Këshillit dhe mësuese e gjuhës shqipe.

Në program bashkëbisedues ishin ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut Milaim Fetai, përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Kosovës Ekrem Haziri, përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë Alma Kasa, juristja Selda Smajli, gazetari Emirat Asipi dhe anëtarë të Keshillit. Programi u ndoq online nga fëmijët e diasporës shqiptare në Kroaci, Itali, Gjermani, Greqi dhe në vende të tjera të botës ku jetojnë emigrantë shqiptarë. Dita Botërore e Fëmijëve festohet në të gjithë botën dhe është konceptuar si një ditë aktivitetesh për promovimin e idealeve dhe synimeve të Kartës së të Drejtave të Fëmijëve.