E mërkurë, 11.10.2023.
Përfaqësuesit e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit zhvilluan takim me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, znj. Fatmire Isaki në ambientet e Këshillit.
Në takim u diskutua për projektet aktuale dhe të ardhshme të Këshillit dhe se si të përmirësohet edhe më shumë bashkëpunimi i ndërsjellë.
Në takim morën pjesë edhe z. E. Z. Milaim Fetai, Ambasadori Maqedonis e Veriut në Kroaci, znj. Maja Aspostolova Balaburski, Ministre Fuqiplotë në Ambasadën e Maqedonisë e Veriut dhe Bashkim Misimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë e Veriut.
Nga Këshilli ishin kryetari Emirat Asipi, këshilltarët Zurap Raifi dhe Sali Idrizi, si dhe sekretarja e Këshillit Melita Oreshkoviq.



