E mërkurë, 11.10.2023.
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, i ka ndarë post mortem, Medaljet Presidenciale të Meritave albanologut e historianit kroat, Milan Shuflaj, Vinçenc Gjinit, kompozitor, pedagog dhe figurë e shquar e muzikës shqiptare dhe Shime Deshpalit, muzikolog dhe shkrimtarit shqiptar i Arbneshit të Zarës.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit – Emirat Asipi, Albiona Shatri dhe Florijan Jusufi.


