Përfaqësuesit e Këshillit në koncertin e ansamblit “Fryma Artistike”

E premte, 9 maj 2026

Përfaqësuesit e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit patën kënaqësinë të marrin pjesë në koncertin solemn të ansamblit frymor “Fryma Artistike”, i cili realizoi në Zagreb rrugëtimin e tij të parë ndërkombëtar.

Koncerti, i organizuar me ftesë të Bashkësisë Shqiptare të qytetit të Zagrebit, mblodhi dashamirës të kulturës, muzikës dhe artit, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare në Republikën e Kroacisë.

Falënderojmë organizatorët, ndërsa ansamblit “Fryma Artistike” i urojmë shumë suksese në rrugëtimin dhe paraqitjet e tyre të ardhshme ndërkombëtare.