Kryetari i Këshillit u takua me presidenten e Maqedonisë së Veriut

E hënë, 23 mars 2026

Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit u takua në Zagreb me Presidenten e Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë vizitës së saj zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Me këtë rast, ai e njoftoi Presidenten me pozitën, organizimin dhe veprimtarinë e shqiptarëve – shtetas të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në Kroaci, duke theksuar kontributin e tyre aktiv në jetën shoqërore dhe ekonomike. U theksua veçanërisht lidhja e fortë me vendin amë, si dhe investimet e konsiderueshme të diasporës në zhvillimin, sidomos në pjesët perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë bisedës u nënvizua rëndësia e ruajtjes së identitetit kombëtar, forcimit të bashkëpunimit institucional dhe nxitjes së iniciativave të reja që kontribuojnë në lidhjen më të mirë të komuniteteve dhe zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.