You are currently viewing Nxënësit që mësojnë gjuhët amtare festuan së bashku në programin“ Më fol në gjuhën tënde“

Nxënësit që mësojnë gjuhët amtare festuan së bashku në programin“ Më fol në gjuhën tënde“

Më 16 Mars 2024, në sallën e Qendrës Studentore Stjepan Radić, në Zagreb, nën organizimin e Kordinacionit të Këshillave dhe Përfaqësive të Pakicave Kombëtare të Zagrebit, nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare të Zagrebit  dhe Prefekturës së Zagrebit së bashku me nxënësit që mësojnë gjuhët amtare: çeke, boshnjake, hungareze, maqedonase, ruse, polake, srbe, ukrainase festuan Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare dhe 10 vjetorin e programit “Më fol në gjuhën tënde”.

Ishte një feste e bukur shumëgjuhësie, ku morrën pjesë mbi 100 nxënës, në sallën e mbushur plotë me fëmijë, prindër, mësues, anëtarë të këshillave, organizatave të pakicave kombëtare dhe kroatë. Nxënësit recituan në gjuhën shqipe pjesë nga poema „Bagëti e bujqësi“, „Edhe unë kam të drejtë!“, „Abetare“, „Kryefjala e fjalëve“, ndërsa Hira e arsimit parashkollor këndoi këngën „Zemra më rreh për Shqipërinë“, që u pëlque shumë dhe u duartrokit nga publiku.

Programin e përshëndetën kryetari i Kordinacionit të Këshillave dhe Përfaqësive të Pakicave Kombëtare të Zagrebit, Armin Hodžić dhe përfaqësuesja e Zyrës për Kulturë dhe Shoqërinë Civile të Bashkisë së Zagrebit, Ljiljana Klašnja, e cila falenderoi nxënësit dhe mësueset, në mënyrë të veçantë ideatoren e këtij programi dhjetëvjeçar mësuesen Melita Orešković, njëkohësisht dhe sekretare e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit.

Leave a Reply