Lidhje kulturore mes Zagrebit dhe Tetovës

E shtunë 5.7.2025. 

Kryetari i Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare në qytetin e Zagrebit, Emirat Asipi, u takua me drejtorin e teatrit TEATRI I TETOVËS – TETOVË, z. Hasim Memishi.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm me rastin e Javës së Kulturës së Kosovës, e cila do të mbahet në shkurt të vitit 2026 në Zagreb. Aktorët e teatrit të njohur nga Tetova do të performojnë një shfaqje të posaçme për publikun e Zagrebit.

Me padurim presim bashkëpunimin kulturor dhe forcimin e lidhjeve përmes artit!