Kryetari i Këshillit në darkën tradicionale “Darke e Lamës”

E shtunë, 14.12.2024.

Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit Emirat Asipi mori pjesë në darkën tradicionale “Darke e Lamës”, organizuar nga Shoqata e bashkëvendasve Hasi në Kroaci, e cila u mbajt në hotelin Antunović në Zagreb. Ky manifestim mblodhi së bashku përfaqësues të shumtë të komunitetit shqiptar, shoqata kulturore dhe mysafirë dhe ishte një mundësi për të promovuar kulturën, traditën dhe bashkimin shqiptar.