Dhurata nga Këshilli për Fëmijë dhe të Rinj me rastin e fundvitit

E premte, 20.12.2024.

Nënkryetarja e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, Nita Aliti, ka shpërndarë për fëmijët dhe të rinjtë pako përkujtimore me rastin e fundvitit, festave dhe Vitit të Ri që po vjen. 

Kjo iniciativë u realizua në bashkëpunim me Shoqërinë Kulturore Shqiptare në Kroaci Shkëndija dhe Klubin e Rinisë Shqiptare në Kroaci.

Faleminderit të gjithëve që morën pjesë në krijimin e buzëqeshjeve në fytyrat e fëmijëve tanë!