Ceremonia e shënimit të 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

E hënë, 17.2.2025.

Anëtarët e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb.

Ceremonia u zhvillua në hotelin Sheraton, ku të gjithë të mbledhur patën rastin të shënojnë këtë moment të rëndësishëm për Kosovën. Të gjithë qytetarëve i urojmë 17 vjetorin e pavarësisë dhe i urojmë shumë suksese dhe begati në të ardhmen!