E enjte, 20 nëntor 2025
Kryetari i Këshillit, Emirat Asipi, u takua me ambasadorin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Sh. E. z. Dragan Gjurçevski.
Gjatë bisedës së ngrohtë u shkëmbyen qëndrime mbi punën e Këshillit, mundësitë për forcimin e bashkëpunimit si dhe rolin e rëndësishëm të shqiptarëve – qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe kontribuojnë në shoqërinë kroate.
U theksua rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit për një komunitet më të fortë dhe më të bashkuar.
