7 nëntor 2025
Në Shtëpinë e Gazetarëve në Zagreb u zhvillua ceremonia e shënimit të Ditës së Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit. Programi përfshiu pjesë artistike dhe prezantimin e ushqimeve tradicionale shqiptare, ndërsa ngjarjes i morën pjesë përfaqësues të komunitetit shqiptar, trupit diplomatik, institucioneve shtetërore dhe Qytetit të Zagrebit.
Ceremoninë e hapi kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi, i cili në fjalën e tij hyrëse falënderoi Qytetin e Zagrebit për mbështetjen dhe theksoi rëndësinë e të rinjve në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit të komunitetit shqiptar.
Në pjesën kulturore të programit performuan anëtarët më të rinj të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Shkëndija”, të cilët prezantuan valle tradicionale shqiptare.
Ngjarjes i morën pjesë ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kroaci Donika Hoxha, ambasadori i Republikës së Kosovës Martin Berishaj, përfaqësuesja e Presidentit të Republikës së Kroacisë Melita Mulić, deputeti dhe i dërguari i kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë Maksimilijan Šimrak, kryetari i Asamblesë së Qytetit të Zagrebit Matej Mišić, përfaqësuesja e kryetarit të Zagrebit dhe udhëheqësja e Departamentit për Pakica Kombëtare të Qytetit të Zagrebit Tanja Horvatin, Lili Koci, nënkryetarja Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, si dhe deputeti i pakicave kombëtare shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllovene Armin Hodžić.
Gjatë ceremonisë u shpërndanë plaketa dhe letra falënderimi për individë dhe institucione që me veprimtarinë e tyre kanë kontribuar në ruajtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar në Zagreb.






















