E henë, 10 nëntor 2025
Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 34-vjetorit të rënies së mbrojtësve dhe civilëve gjatë Luftës Atdhetare në Bogdanovc, vend që përjetoi humbje të mëdha, mes tyre edhe nëntë shqiptarë.
Me këtë rast, kryetari vendosi kurorë dhe ndezi qiri në nderim të të rënëve, duke theksuar se kujtesa historike dhe respekti i ndërsjellë janë themel i bashkëjetesës dhe unitetit të popujve në Kroaci.


