Konkursi shpallet sot më 20 nëntor 2024 me publikimin në faqen e internetit www.albanci-zagreb.hr
Konkursi ka për qëllim
– Nxitjen e nxënësve për të shkruar e krijuar në gjuhën shqipe
– Për të zhvilluar dhe ruajtur identitetin kombëtar shqiptar përmes gjuhës shqipe dhe
letërsisë
– Zhvillimin e kultivimin e ndjenjës së të qenit krenar për përkatësinë kombëtare shqiptare
te nxënësit shqiptarë që ndjekin shkollat tetëvjeçare dhe të mesme në Zagreb
Kriteret
– Punimi letrar duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe origjinal
– Punimi duhet të ketë karakter letrar dhe jo më i gjatë se 500 fjalë
– Punimi duhet të ketë ide të qarta, strukturë të mirë të fjalisë dhe drejtshkrim
– Punimi duhet të jetë i shkruar në kompjuter në word
– Punimi duhet të përmbajë:
Emri dhe mbiemri i nxënësit
Emri i shkollës ku nxënësi ndjek mësimet dhe klasa
Emri dhe mbiemri i prindit dhe kontaktet e telefonit
Afati i dorëzimit të punimeve letrare është 16 dhjetor 2024 në postën elektronike ured.vanmgz@gmail.com
Pjesëmarrës: Nxënësit e shkollave tetëvjeçare dhe të mesme të Zagrebit
Për punimet më të mira për secilin lloj krijimi sipas dy kategoreve për nxënësit e shkollave tetëvjeçare dhe të mesme, të vlerësuara nga juria profesionale, e përbërë nga mësues, profesorë dhe poetë, Këshilli do të ndajë shpërblime.
Shpallja e rezultateve dhe çmimeve:
Shpallja e rezultateve dhe ndarja e çmimeve është planifikuar gjatë muajit dhjetor 2024.
E drejta e autorit dhe të drejtat e lidhura me të
Nxënësit pjesëmarrës në konkursin letrar, pra prindërit/përfaqësuesit e tyre ligjorë dhe mësuesit e shkollës që ndjek nxënësi deklarojnë se çdo vepër e paraqitur është vepër letrare origjinale e nxënësit.
Nxënësit pjesëmarrës në konkurs pajtohen që Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit të ketë të drejtën për të publikuar të gjitha veprat letrare në faqen e tij të internetit dhe nëse është e nevojshme përpunimi dhe përdorimi për qëllime promovuese dhe të tjera, pa pëlqimin e mëtejshëm të nxënësit.
Mbrojtja e të dhënave
Duke aplikuar në konkursin letrar, prindi i nxënësit ose mësuesi që aplikon nxënësin (që garanton që ka pëlqimin e prindërve të fëmijës së regjistruar) jep pëlqimin e shprehur se të dhënat e dhëna të fëmijës përdoren për të marrë pjesë në konkurs dhe për të informuar për rezultatet e konkursit letrar. Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit do t’i përdorë ato vetëm për këto qëllime dhe nuk do t’ua dorëzojë palëve të treta.
Prindi i fëmijës ose mësuesi që e regjistron fëmijën (i cili garanton se ka pëlqimin e prindërve të fëmijës së regjistruar) mund të kërkojë nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit nëpërmjet postës ose në mënyrë elektronike akses në të dhënat personale, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave, kufizimin e përpunimit të të dhënave me të drejtën e kundërshtimit të përpunimit dhe të drejtën për transportueshmërinë e të dhënave, duke iu drejtuar zyrtarit të Këshillit për mbrojtjen e të dhënave në mënyrë elektronike e-mail: ured.vanmgz@gmail.com ose me postë në adresën: Miroslava Kraljevića 18a, 10000 Zagreb.