Sporti kundër dhunës dhe diskriminimit

E diel, 17.11.2024.

Këshilli i pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit me krenari organizoi për herë të pestë turneun tradicional të futbollit të vogël për shkollat fillore në Zagreb me titullin “Sporti kundër dhunës dhe diskriminimit”. Ky turne nuk është vetëm një mundësi për fëmijët të tregojnë aftësitë e tyre sportive, por edhe një mesazh i fuqishëm kundër dhunës, diskriminimit dhe paragjykimeve. Përmes sportit promovojmë bashkimin, tolerancën dhe respektin për ndryshueshmëritë, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit treguan një pjekuri të jashtëzakonshme sportive dhe njerëzore.

Faleminderit të gjitha shkollave, mësuesve dhe prindërve për mbështetjen e tyre, dhe më së shumti sportistëve tanë të rinj për energjinë, entuziazmin dhe fair play-n!

Pas ndeshjeve emocionuese, vazhduam takimin me ushqim, pije dhe atmosferë të mirë, duke krijuar kështu më shumë kujtime që na bashkojnë për një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë.