You are currently viewing Hapja solemne të Qendrës Kulturore Shqiptare në Novigrad të Istrës

Hapja solemne të Qendrës Kulturore Shqiptare në Novigrad të Istrës

E shtunë, 23.11.2024.

Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi, së bashku me zëvendësen Gentiana Lleshdedaj dhe nënkryetaren Nita Aliti, morën pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Shqiptare në Novigrad të Istrës. Kjo ngjarje e rëndësishëm përbën një hap të madh për komunitetin shqiptar në Kroaci, duke hapur mundësi për veprimtari edhe më aktive, veçanërisht për të rinjtë, si dhe për promovimin e jetës kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në rajon.

Hapja e kësaj qendre simbolizon rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe traditës shqiptare, ndërsa njëkohësisht ofron një hapësirë për integrim në komunitetin më të gjerë. Projekte të tilla forcojnë multikulturalizmin në Kroaci dhe mundësojnë lidhje më të forta mes komuniteteve. Qendra Kulturore Shqiptare në Novigrad do të bëhet një vend takimi, mësimi dhe pune të përbashkët, që është një hap kyç drejt ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe shmangies së asimilimit.

Falënderojmë Shoqatën e Shqiptarëve të Novigradit për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e këtij ngjarjeje të rëndësishëm. Ju urojmë suksese dhe shumë projekte të suksesshme e aktivitete në qendrën e sapohapur kulturore. Presim me padurim bashkëpunimet e ardhshme, të cilat do të forcojnë më tej komunitetin tonë dhe do të kontribuojnë në ruajtjen e identitetit shqiptar në Kroaci.