You are currently viewing Koncerti i Miqësisë në Zagreb

Koncerti i Miqësisë në Zagreb

E martë, 26.11.2024.

Nënkryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, Shuip Ziberi, mori pjesë në manifestimin e jashtëzakonshëm, Koncertin e Miqësisë, i cili u organizua nga Akademia e Muzikës në Zagreb dhe Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Arteve, dhe Bashkësia e Shqiptarëve të qytetit të Zagrebit.

Koncerti i cili u mbajt në sallën Svetislav Stançiq në Akademinë e Muzikës ishte një spektakël i vërtetë. Nën drejtimin artistik të Xhevdet Sahatxhijës interpretuan sopranot e shkëlqyera: prof. art. Lidija Horvat Dunjko, Dea Qivlaku dhe Rea Veseli, të shoqëruar nga profesor Albert Troni në piano.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe Lina Krasniqi, anëtare e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare.

Ky koncert konfirmon edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit kulturor dhe miqësisë mes popujve, si dhe kontributin e komunitetit shqiptar në jetën kulturore të Zagrebit.

Leave a Reply