E martë, 26.11.2024.
Përfaqësuesit e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit takuan kryetarin e partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut BDI dhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Ali Ahmeti, i cili erdhi për vizitë në Zagreb me ftesë të Unionit të Shqiptarëve në Kroaci.
Gjatë takimit, z. Ahmeti bëri homazhe për të gjithë veteranët e rënë në Kroaci dhe ne e njohëm me punën e Këshillit të Shqiptarëve në Zagreb. Në shenjë respekti, z. Ahmetit i dhamë librat “Shqiptarët në Zagreb Pjesa 1” dhe “Shqiptarët në Zagreb Pjesa 2”, të cilët dëshmojnë për historinë dhe kontributin e komunitetit shqiptar në Zagreb.
Ky takim simbolizon forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes shqiptarëve në Kroaci dhe atyre në rajon dhe konfirmimin e qëllimit tonë të përbashkët – ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe historisë shqiptare.

