You are currently viewing Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në Velika Gorica

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në Velika Gorica

E martë, 26.11.2024. 

Përfaqësues të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit morën pjesë në festën solemne të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, e cila u organizua nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qarkut të Zagrebit.

Në manifestimin, i cili mblodhi mysafirë të shumtë nga e gjithë Kroacia, shijuam këngë dhe valle tradicionale shqiptare, si dhe performanca të KUD-ve nga Qarku i Zagrebit, të cilët kënaqën të pranishmit me performancën e tyre.

Këshilli i Shqiptarëve të Qytetit të Zagrebit, së bashku me Shoqërinë Kulturore Shqiptare në Kroaci Shkendija, ishte bashkëorganizator i këtij manifestimi të veçantë, i cili ishte një mundësi reale për të lidhur dhe ruajtur kulturën dhe traditën shqiptare mes komuniteteve në Kroaci.

Në fund shijuam së bashku gatimet dhe pijet tradicionale shqiptare, duke konfirmuar edhe njëherë bashkimin tonë dhe krenarinë për trashëgiminë tonë të pasur kulturore.

Leave a Reply