EKSKURSION I NXËNËSVE NË PARKUN E SHKENCËS

Më 26 shtator 2021, u organizua në Zagorje ekskursioni për nxënësit që mësojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare në qytetin dhe prefekturën e Zagrebit nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit. Në Zagorjen e bukur, në Parkun Shkencor, nxënësit mësuan gjëra të reja, luajtën lojëra sipas ligjeve të fizikës. . Ata u njohën me fermën, panë veglat e fermës dhe kafshët. Duke qenë se 25 shtatori ishte edhe Dita Evropiane e Gjuhëve, pjesëmarrësit folën emrat e kafshëve në të gjitha gjuhët që dinë. Ata vizituan gjithashtu muzeun lokal Seljačke bune. Gjatë vizitës, ciceronija turistike Đurđica Ramqaj dhe mësuesja e tyre Melita Orešković iu folënnxënësve në gjuhën shqipe dhe kroate. Në këtë udhëtim të bukur, fëmijët kaluan një ditë të bukur në natyrë, ata mësuan, luajtën, u argëtuan, u shoqëruan e biseduan larg qytetit të zhurmshëm.(M.O)