Me sport kundër dhunës dhe diskriminimit

E mërkurë, 18 nëntor 2026

Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, në bashkëpunim me Klubin e Futbollit “Nur”, organizoi turneun e shtatë të futbollit të vogël “Me sport kundër dhunës dhe diskriminimit”. Në turne morën pjesë më shumë se 100 nxënës!

Jemi krenarë që turneu ynë po rritet dhe që përmes futbollit i nxitim fëmijët të respektojnë njëri-tjetrin, të mbështesin shokët e skuadrës dhe t’i shtrijnë dorën kundërshtarit. Mesazhin më të bukur e dhanë vetë nxënësit – në fushë ka vend për të gjithë!

Pas ndeshjes së fundit, u mblodhëm të gjithë rreth tryezës për të ngrënë diçka e për të biseduar së bashku. Falënderojmë nxënësit për pjesëmarrjen, Klubin e Futbollit “Nur” për bashkëpunimin dhe të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e turneut. Një falënderim i veçantë për Shkollën Fillore “Borovje” për ndihmën në organizim!