Ligjëratë dhe mbrëmje muzikore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

E shtunë, 9 mars 2024.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, në bashkëpunim me shoqatën Shkendija dhe Unionin e Shqiptarëve në Kroaci, organizuan një ligjëratë dhe një mbrëmje muzikore në Zagreb.

Në ligjëratën me temën “Gratë e suksesshme në Kroaci” folën ish-ambasadorja e Shqipërisë në Kroaci, znj. Mirjam Deponte dhe Doktoresha e Mjekësisë Merdita Agai Muhaxhiri, e cila është edhe anëtare e Këshillit tonë.

Pas një ligjërate interesante dhe mbi të gjitha të dobishme, u shijua një mbrëmje muzikore.