Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në seancën e Këshillit

E mërkurë, 6/3/2024.

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci z. Milaim Fetai ishte mysafir në takimin e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit.

Në seancë z. Fetai foli për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Maqedoni, e cila do të jetë më 24 prill, gjegjësisht 8 maj, dhe na njohu me procedurën e votimit në Kroaci.

Gjegjësisht, të gjithë shqiptarët që kanë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut dhe jetojnë në Kroaci do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës duke votuar në Ambasadën e Maqedonisë në Zagreb.

Për të votuar në Zagreb, duhet të regjistroheni përmes linkut: 

https://dijaspora.sec.mk/RegisterForm.aspx

Ndër dokumentet duhet të keni një letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme maqedonase dhe një letërnjoftim kroat, pasaportë ose kartë identiteti të qëndrimit të përkohshëm ose të përhershëm në Kroaci.

Në rast se keni nevojë për ndihmë me regjistrimin, sigurohuni që të na kontaktoni që ne t’ju ndihmojmë.