Kryetari i Këshillit takohet me kryetarin e Komunës së Tetovës 

E hënë, 17.3 2025. 

Kryetari Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi, mbajti një takim zyrtar me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në zyrën e tij.

Ata diskutuan për punën e Këshillit si dhe për projektet e përbashkëta që do të realizohen në fund të vitit me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë takimit u konkretizua marrëveshja për përkthimin e librit Shqiptarët në Zagreb në gjuhën shqipe, si dhe për promovimin e tij në Tetovë. Gjithashtu, u arrit marrëveshja për vizitën zyrtare të kryetarit të komunës së Tetovës dhe ekipit të tij në Zagreb dhe qarkun e Zagrebit gjatë këtij viti.