E dielë, 1.10.2023.
Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit shënoi Ditën e Pakicave Kombëtare të qytetit të Zagrebit, ku morën pjesë gjithsej 16 minoritete.
Pas fjalimeve përshëndetëse, u mbajt një shfaqje e veshjeve tradicionale të minoriteteve, e më pas u zhvillua një program muzikor në të cilin morën pjesë dhjetë minoritete.
Shqiptarët u përfaqësua nga grupi instrumental folklorik “Reka e Eperme” nga Maqedonia e Veriut. Banorët e atij vendi shquhen për kostumin e tyre të veçantë popullor shqiptar dhe prodhimin e veglave muzikore.
Krahas kostumeve popullore, folklorit dhe muzikës, minoritetet u prezantuan me kuzhinë tradicionale në stenda.