Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi, ka folur për “Otvorena televizija” për konkursin letrar për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme me temë: “Unë jam shqiptar në Zagreb”.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë punimet e tyre në e-mailin e Këshillit: vijece.alb.manjine.zagreba@zg.t-com.hr ose me postë në adresën Draskovićeva 25, 10 000 Zagreb. Më shumë për kushtet e konkursit lexoni këtu: https://albanci-zagreb.hr/une-jam-shqiptar-ne-zagreb/?lang=sq
Për konkursin letrar foli sekretarja e Këshillit, Melita Oreshkoviq, e cila është edhe mësuese e gjuhës dhe kulturës shqipe.
Gjithashtu, biseduam edhe për programet e tjera të Këshillit, si dhe për projektet e ardhshme.