Të nderuar,
dëshiroj t’ju uroj nga zemra të gjithë juve që festoni festat e fundvitit dhe t’ju uroj shumë shëndet, lumturi dhe suksese në vitin e ardhshëm!
Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve për punën tuaj në bashkëpunim me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, pa angazhimin tuaj nuk do të kishim bërë hapa të mëdhenj pozitivë dhe projekte të shumta. Le t’i kalojmë këto ditë në rrethin e njerëzve tanë të dashur dhe në vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me ritme edhe më të forta!
Edhe pse kemi vetëm pak muaj në mandatin e ri, së bashku arritëm të bëjmë ndryshime të mëdha pozitive. Për shkak të kësaj, ne shpesh kritikohemi, por kjo nuk mund të na lëkundë. Ne gjithmonë do të reagojmë ndaj padrejtësive dhe ndaj krijimit të grupeve të interesit brenda komunitetit tonë. Ne, kurrë nuk do të lejojmë ndarje apo përçarje në bazë të fesë dhe origjinës, sepse ndryshmëria është forca jonë!
Komuniteti ynë nuk duhet të jetë kasaba private e askujt dhe as nuk duhet të jetojë prej saj! Përkundrazi, ne duhet të punojmë së bashku për të, sepse nuk kemi qenë kurrë më të ndarë se sot. Për fat të keq, askujt prej nesh nuk i është dhënë nga Zoti dhe statusi që gëzojmë sot si shqiptarë në Kroaci, është në radhë të parë rezultat i të gjithë njerëzve tanë që kanë luftuar dhe punuar për mirëqenien tonë për dekada të tëra.
Statusi ynë në shoqëri nuk është rezultat i individëve, por i gjithë komunitetit shqiptar, veçanërisht i mbrojtësve shqiptarë në Luftën Atdhetare të Kroacisë, por edhe i shqiptarëve që ishin ndër të parët që erdhën në Kroaci dhe na hapën rrugën neve të gjithëve. Për shkak të tyre, brezi i sotëm i shqiptarëve në Kroaci janë njerëz me arsim të lartë që marrin pjesë aktive në jetën shoqërore në Kroaci.
Ne themi, se në rastet kur dikush punon kundër komunitetit tonë dhe për interesa personale ne do të ngremë zërin. Kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë. Kjo është arsyeja pse ju na zgjodhët ne të jemi përfaqësuesit e komunitetit më të madh në Kroaci. Nuk ka përparim pa unitet, por komuniteti nuk duhet të mbahet peng i individëve dhe grupeve të interesit. Ne do ta kundërshtojmë fuqishëm këtë sepse vetëm një shoqëri e shëndetshme mund të zhvillohet dhe të përparojë.
Edhe një herë ju falënderoj të gjithëve dhe ju uroj gjithë të mirat!
Dera jonë është gjithmonë e hapur për ju!
Me respekt,
Emirat Asipi, kryetar