Takim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe Shkëndijën lidhur me projektet e përbashkëta

E martë, 1/10/2024. 

Si kryetar i këshillit të pakicës kombëtare shqiptare në qytetin e Zagrebit, pata nderin të zhvilloj një takim me kryetarin e Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, Esad Çollaku dhe kryetaren e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci Shkëndija Gentiana Lleshdedaj.

Biseda jonë u fokusua në projektet e përbashkëta për 2024 dhe 2025. Besoj se bashkëpunimi është thelbësor për mirëqenien e të gjithë komunitetit tonë. Vetëm së bashku mund të ecim përpara dhe të arrijmë qëllimet tona.