Shqiptaret në Kroaci festuan 8 Marsin dhe Ditën e Mësueses Shqiptare

Ë shtunë, 7 mars 2026, 

Në sallën solemne dhe të mbushur plot të Hotel Antunović në Zagreb u mbajt tribuna tradicionale “Gratë e shquara shqiptare” si dhe programi “Krijimtaria e grave dhe Dita e Mësuesit Shqiptar”, me rastin e shënimit të Međunarodni dan žena dhe Ditës së Mësuesit Shqiptar.

Ngjarja mblodhi një numër shumë të madh pjesëmarrësish nga komuniteti shqiptar në Kroaci dhe mysafirë të shumtë, ndërsa salla e madhe e hotelit ishte e mbushur plot. Mbrëmja iu kushtua grave, vajzave, motrave dhe nënave, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e tyre të rëndësishëm në komunitet dhe shoqëri.

Gjatë tribunës u mbajtën ligjërata shumë interesante dhe frymëzuese mbi rolin dhe kontributin e grave shqiptare në shoqëri, arsim, art dhe në jetën publike. Folësit theksuan rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor, arsimit dhe traditës, si dhe rolin e madh të grave në përcjelljen e këtyre vlerave te brezat e rinj.

Në vazhdim të mbrëmjes u zhvillua një program i pasur kulturor dhe artistik. Atmosferë të veçantë krijoi performanca muzikore e artistes Donika Rushiti, nën tingujt e së cilës të pranishmit kënduan dhe vallëzuan me muzikë tradicionale shqiptare. Atmosfera e jashtëzakonshme, kënga dhe vallet vazhduan deri në orët e vona të natës në një sallë të mbushur plot.

Organizatorët të këtij aktiviteti ishin Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Shoqata e Artistëve Shqiptarë të Kroacisë – DEA dhe Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, Unioni i Shqiptarëve të Republikës së Kroacisë dhe Klubi i Rinisë Shqiptare të Republikës së Kroacisë.