E shtunë, 19.10.2024.
Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi mori pjesë në një leksion dhe prezantimin e librit “Shqiptarët dhe krijimi i Greqisë” nga autorja Elena Kocaqi, i organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare Shkëndija ne Kroaci në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb.
Autorja theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe dhe ndikimin e saj në gjuhët indoeuropiane, si dhe rëndësinë e shqiptarëve në procesin e formimit të nacionesh në Evropë.
Nga Këshilli morën pjesë gjithashtu këshilltarët: dr. sc. Shoip Shoipi, Shuip Ziberi, Nita Aliti, Vildana Xhemaili, Albiona Shatri dhe Nik Prekpalaj.

