Nxënësit nga Kosova vizitojnë Zagrebin

E premte, 3/5/2024.

Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit Emirat Asipi, priti në Zagreb nxënësit e shkollës ndërkombëtare “Loyola-Gymnasium” (ALG) nga Prizreni i Kosovës nën udhëheqjen e profesor Edis Galushit.

Nxënësit vizituan Kuvendin e Kroacisë dhe u njohën me mënyrën e funksionimit të tij dhe më pas gjatë vizitës në Zagreb vizituan Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb, si dhe zyrën e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit.

Janë duke u marrë masa që nxënësit shqiptarë në Kroaci të vizitojnë shkollën e tyre në Prizren, në mënyrë që të njihen me punën dhe programin e tyre arsimor.