E dielë, 15.10.2023.
Përfaqësues të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare morën pjesë në kuvendin zgjedhor të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci Shkëndija.
Presidente është zgjedhur Gentiana Lleshdedaj, e cila është edhe nënkryetare e Këshillit të Shqiptarëve në Zagreb.
Nënkryetare e Shkëndijës u zgjodh Kaltrina Krasnić, njëherësh anëtare e Këshillit të Shqiptarëve të Zagrebit.
Na vjen mirë që të rinjtë po marrin role të rëndësishme në komunitetin tonë dhe jemi të sigurt se ky është fillimi i një bashkëpunimi të madh.
I urojmë udhëheqjes së re suksese në punën e tyre të ardhshme.