Kryetari i Këshillit në Ditën e Flamurit Shqiptar në Lubjanë

E martë, 2 dhjetor 2025

Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi, mori pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë në Lubjanë, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë.

Ftesa u bë nga ambasadori z. Oljan Kanushi, të cilit i shprehim mirënjohje për pritjen e ngrohtë dhe mundësinë që përfaqësuesit e komunitetit shqiptar nga Zagrebi të jenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm.

Ceremonia mblodhi përfaqësues të institucioneve, trupit diplomatik dhe komunitetit shqiptar nga rajoni, me theks te forcimi i bashkëpunimit dhe lidhjes së komuniteteve shqiptare jashtë atdheut.
Këshilli i pakicës kombëtare shqiptare të Qytetit të Zagrebit do të vazhdojë të marrë pjesë aktive në aktivitetet që promovojnë kulturën, identitetin dhe lidhjen midis shqiptarëve në rajon.