You are currently viewing Këngë qytetare shqiptare në Zagreb

Këngë qytetare shqiptare në Zagreb

E premte, 24.5.2024.

Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci “Skhëndija” organizuan koncert muzikor me këngë qytetare shqiptare të sopranos Besarta Murtezani dhe ansamblit “Dardanus” në Shtëpinë e Gazetarëve Kroat në Zagreb.

Besarta Murtezani dhe ansambli “Dardanus” interpretojnë muzikë klasike dhe popullore shqiptare dhe janë të njohura në skenën muzikore të Maqedonisë së Veriut, por edhe jashtë kufijve të vendit.

Si Këshill do të vazhdojmë të punojmë për ruajtjen e identitetit tonë përmes kulturës dhe deri në fund të vitit jemi duke përgatitur shumë projekte të tjera të mira në bashkëpunim me shoqatat shqiptare në Kroaci.

Dëshirojmë të falënderojmë interpretuesit e djeshëm për ardhjen dhe për spektaklin muzikor.

Leave a Reply