You are currently viewing Festimi i Pavarësisë së Shqipërisë në Velika Gorica

Festimi i Pavarësisë së Shqipërisë në Velika Gorica

E mërkurë, 29.11.2023.

Përfaqësues të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit morën pjesë në kremtimin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë të organizuar nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qarkut të Zagrebit.

Me atë rast, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qarkut të Zagrebit organizoi promovimin e librit për zakonet folklorike të shqiptarëve në Gornja Reka në Maqedoninë e Veriut nga Zejna Halimi, si dhe promovimin e librit “Pranvera e dashurisë” të autores Sadije Aliti.

Më pas u organizua një koncert nga grupi i këngës dhe vallëzimit folklorik “Reka e Epërme” nga Maqedonia e Veriut, si dhe shoqata Kroate “Seljaçka sloga” nga Bushevci.

Përpara Këshillit ishin kryetari Emirat Asipi, nënkryetarja Gentiana Lleshdedaj dhe këshilltarët Shoip Shoipi, Shuip Ziberi dhe Vildane Xhemaili.

Leave a Reply