You are currently viewing Ditët e kulturës shqiptare në Kroaci

Ditët e kulturës shqiptare në Kroaci

E shtunë, 4.11.2023.

Përfaqësues të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit morën pjesë në hapjen e manifestimit “Ditët e kulturës shqiptare në Kroaci”, që u mbajt në Karlovac.

Me rastin e hapjes së Ditëve tradicionale të Kulturës Shqiptare, Shoqata Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova e Maqedonisë së Veriut mbajti koncert në Teatrin e Qytetit “Zorin dom”. Pas koncertit, për të gjithë vizitorët u shërbyen gatimet tradicionale shqiptare.

Organizatorë të projektit janë Unioni i Shqiptarëve në Kroaci dhe Bashkesia Shqiptare Prefektures të Karllovacit.

Këshilli i Shqiptarëve në Zagreb do të mbështesë gjithmonë projektet që synojnë integrimin e shqiptarëve në shoqëri në tërësi, si dhe përfshirjen e të rinjve në komunitetin tonë dhe në punën e shoqatave tona.

Para Këshillit të Shqiptarëve në Zagreb ishin presidenti Emirat Asipi me zëvendës Gentiana Lleshdedaj, si dhe këshilltarët Shoip Shoipi, Shuip Ziberi, Florijan Jusufi, Mafis Zendeli, Kaltrina Krasnići, Drini Maloki dhe Vildane Xhemaili.

Leave a Reply