E diel, 27 shtator 2026
Në parkun Zrinjevac të Zagrebit u zhvillua „Dita e Pakicave Kombëtare të Qytetit të Zagrebit“, një manifestim tradicional që çdo vit bashkon pjesëtarët e pakicave kombëtare dhe krijon mundësi për prezantimin e kulturës, traditës, folklorit, veshjeve popullore, muzikës dhe ushqimeve tradicionale të tyre.
Pakicën kombëtare shqiptare e përfaqësoi Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, i cili para vizitorëve prezantoi pasurinë e kulturës, traditës dhe trashëgimisë shqiptare.
Në pjesën kulturore dhe folklorike të programit morën pjesë edhe anëtarët e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci „Shkëndija“, të cilët me paraqitjen e tyre kontribuuan në pasurimin dhe larmishmërinë e programit, si dhe morën pjesë në prezantimin e veshjeve tradicionale shqiptare.
Manifestime të tilla janë një mundësi e çmuar për takime, shoqërim dhe njohje të ndërsjellë me kultura dhe tradita të ndryshme. Ato janë gjithashtu një kujtesë për pasurinë e diversitetit që e bën Zagrebin një qytet të bashkëjetesës, mirëkuptimit, respektit dhe bashkimit.
Duke ruajtur gjuhën, kulturën, traditën dhe zakonet tona, komuniteti shqiptar kontribuon në pasurinë kulturore dhe larminë e qytetit të Zagrebit.







